Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (12.07.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, kështu që vetëm në të territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 218 gjoba, nga të cilat: 35 për tejkalim të shpejtësisë, 17 sanksione për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 25 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve.

Nga MPB-ja njoftojnë dhe për tre gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për kalimin në semafor të kuq, dy sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë…

Sipas njoftimit të MPB-së kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Andaj apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

The post 218 gjoba për shoferët në Shkup, 35 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";