224 shkelje trafiku në Shkup, 42 për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (21.09.2021) në territorin e Shkupit janë regjistruar 224 shkelje në trafik.

“42 për tejkalim të shpejtësisë, 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për vozitje në gjendje të dehur, 10 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Janë shqiptuar edhe 2 gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për vozitësit fillestar, 58 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve dhe 54 për parkim të parregullt”, njoftojnë nga MPB.

The post 224 shkelje trafiku në Shkup, 42 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy