
Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (30.08.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 236 gjoba, nga të cilat 46 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 22 për vozitje pa patentë shofer, gjashtë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
“Janë shqiptuar 10 sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 11 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, shtatë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq)”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.
The post 230 shoferë të gjobitur në Shkup, 46 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.