Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 273 masa, nga të cilat 32 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 20 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 24 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, gjashtë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

273 shoferë të sanksionuar në Shkup shkruan Telegrafi.