“Tre dekada më parë, Shtetet e Bashkuara dhe Republika e Maqedonisë së Veriut formalizuan një partneritet të bazuar në besim dhe respekt të përbashkët për vlerat demokratike. Që atëherë, së bashku i kemi treguar botës se çfarë mund të arrihet me vullnet, kompromis dhe vendosmëri të durueshme. Dhe kemi treguar se si duken miqësia dhe bashkëpunimi. Programet dhe shkëmbimet akademike amerikane po fuqizojnë brezin e ardhshëm të sipërmarrësve dhe udhëheqësve qytetarë, ndërsa investimet amerikane në Maqedoninë e Veriut kanë sjellë vende pune, inovacion dhe mundësi”, tha ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara, të mbajtur në Klubin e Përfaqësuesve në Shkup.

Ageler njoftoi zgjerimin e lidhjeve tregtare, luftën kundër korrupsionit, modernizimin e bashkëpunimit në mbrojtje.

“Perspektiva evropiane është një përparësi kyçe, SHBA ka ndihmuar popullin e Maqedonisë të bëhet më i fortë, më i lirë dhe më i suksesshëm”, theksoi në ceremoni Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski.

Ai tha se qytetarët janë të bindur që Shtetet e Bashkuara na qëndrojnë pranë në çdo moment.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në ceremoni morën pjesë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryeministri Hristijan Mickoski, ministra, deputetë, kryetarë komunash, përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Ushtrisë, komunitetit të biznesit dhe të komuniteteve fetare.