Gjatë ditës së djeshme (18.02.2021) policia rrugore në ka zbuluar dhe sanksionuar 24 vjeçarin B.J. nga Tetova i cili ka drejtuar makinën e tipit “BMV” me targa të Tetovës.

B.J. diku rreth orës 12:30 në autostradën Gostivar-Tetovë ka lëvizur me shpejtësi prej 300 kilometra në orë, dhe më pas videon e ka publikuar në rrjetin “Tik-Tok”.

24 vjeçari do të gjobitet në bazë të nenit 36 alineja 3 nga Ligji për siguri në trafik i cili për këtë vepër parasheh gjobë në vlerë prej 400 euro dhe marrjen e lejes për vozitje për një vit.

300 kilometra në orë, 400 euro gjobë për 24 vjeçarin nga Tetova shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";