Maqedonia është përballur me një çështje politike në rrugën drejt BE-së, thotë ambasadori i BE-së në Shkup, Mihalis Rokas, i cili megjithatë shton se është mirë që ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Timço Mucunski dhe Georg Georgiev janë takuar dhe Brukseli është i gatshëm të ndihmojë.

“Është inkurajuese që tani po flasim hapur për këtë, janë bërë kontaktet e para mes dy qeverive dhe ka një dëshirë të qartë në Bashkimin Evropian për të ndihmuar në këtë proces”, tha Michalis Rokas, ambasador i BE-së.

Mirëpo, takimi i ministrave ka përfunduar me njoftimin e palës bullgare se nuk do të hyjnë në dialog për të anashkaluar propozimin francez. Ndërkohë, qeveria mbetet e angazhuar në idenë e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese me vonesë, ndonëse disa analistë mendojnë se kjo nuk do të parandalojë bllokimet e ardhshme.

“Do të ishte naive të bëheshin ndryshimet kushtetuese dhe të na ndodhë një premtim tjetër i paplotësuar, prandaj besoj se zbatimi i vonuar i ndryshimeve kushtetuese është argument racional, i cili mund të jetë nxitje për Maqedoninë që të integrohet, Bullgaria të na bllokojë dhe Bashkimi Evropian ta menaxhojë atë proces”, tha Antonijo Milososki nga OBRM-PDUKM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, një numër shumë i vogël i qytetarëve i përkrahin ndryshimet kushtetuese, thuhet në hulumtimin e fundit të Institutit për Demokraci.

“20% e të anketuarve janë për ndryshimet kushtetuese, ndërsa pjesa tjetër janë mjaft të ndarë mes status quo-së, tërheqjes nga procesi dhe ndryshimit të kornizës negociuese”, tha Ana Marija Velinovska.

Sipas sondazhit, mbështetja për anëtarësimin në BE është tek 62% e qytetarëve, dy pikë përqindje më shumë se vitin e kaluar. Përkrahja e simpatizantëve të partive shqiptare dhe LSDM-së është pothuajse 100 për qind, ndërsa tek simpatizantët e OBRM-PDUKM-së kjo përqindje është 55. Anketa është realizuar me 1065 të anketuar, në periudhën tetor-dhjetor./Telegrafi/

The post 62% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE, Rokas: Është mirë që autoritetet në Shkup dhe Sofje kanë vendosur kontaktin e parë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";