Sot janë bërë 62 vjet nga tërmeti që goditi Shkupin e që mori jetën e mbi 1 mijë personave.
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha se tërmeti na kujton se jeta mund të ndryshojë në një çast, por edhe se në momentet më të vështira, solidariteti dhe humaniteti janë më të rëndësishmet për ripërtëritjen.
“Tërmeti na rikujton se jeta mund të ndryshojë në një çast. Por edhe se në momentet më të vështira, solidariteti, humaniteti dhe bashkësia janë themeli mbi të cilin mund ta rindërtojmë qytetin. Shkupi sot është simbol i rezistencës dhe solidaritetit. Tërmeti që shkatërroi qytetin mori mbi 1.000 jetë, mijëra u lënduan, ndërsa qindra mijëra mbetën pa strehë. Sot, pas 62 vitesh, kujtojmë jo vetëm dhimbjen, por edhe dritën që sollën njerëz nga e gjithë bota”, theksoi ai.
Ai gjithashtu rikujtoi se mbi 80 vende dërguan ndihmë, ekipe mjekësore, ushqim, tenda dhe mbështetje.
“Kombet e Bashkuara e shpallën Shkupin qytet të solidaritetit botëror dhe ishte pikërisht ajo dorë e zgjatur nga e gjithë bota që ndihmoi rindërtimin e qytetit”, theksoi Mickoski.
The post 62 vjetori i tërmetit shkatërrues në Shkup, Mickoski: Rikujtim se jeta mund të ndryshojë për një çast appeared first on Telegrafi.