
Nga Ministria e Punëve Brendshme njoftuan se dje rreth orës 19:15, SPB Shkup ka marrë një njoftim se në rrugën “Luka Gerov” në Shkup, një automjet pasagjerësh tip “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.B. (70) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin M.S. (68) nga fshati Vollkovë, rajoni i Shkupit.
“Në aksident M.S ka marrë lëndime të rënda, të cilat janë diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski””.
“Një ekip inspektimi nga Shërbimi i Brendshëm i Sigurisë në Shkup ka kryer një inspektim”, thonë nga MPB.
The post 70-vjeçari godet me makinë një këmbësor në Shkup appeared first on Telegrafi.
Advertisement