SPB Tetovë njofton se sot (11.10.2023) në periudhën nga ora 12.00 deri në ora 18.00 është kryer kontroll i përforcuar i aksionit për sanksionimin e automjeteve që parakalojnë në mënyrë të kundërligjshme në territorin e SPB Tetovë, me ç’rast janë sanksionuar 73 vozitës.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 16 lloje të tjera kundërvajtjesh në trafik.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga SPB Tetovë.

The post 73 gjoba për parakalime të kundërligjshme në territorin e SPB Tetovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";