Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, sot dhe nesër po zhvillohet regjistrimi i parë për pranimin në vitin e parë të studimeve universitare për vitin akademik 2025/2026.

Sipas Konkursit të UKIM-it, në 23 fakultetet që janë pjesë e këtij universiteti, janë të lira gjithsej 9719 vende. Prej tyre, 4683 për studentë të rregullt në kuotën shtetërore, 4081 vende për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 955 për studentë me kohë të pjesshme.

Ashtu si në vitet e kaluara, më së shumti vende të lira ka për regjistrim në programet e studimit në Fakultetin për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike – FINKI (1020), Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematike (910), Fakultetin Filozofik (880), Filologjik (810), Mjekësor (760), Ekonomik (700), Juridik (610), si dhe në Fakultetin për Inxhinieri Elektrike dhe Teknologji Informatike – FEIT (590).

Studentët e rregullt që financohen nga buxheti i shtetit do të paguajnë një pjesëmarrje prej 200 eurosh, ndërsa ata me bashkëfinancim dhe studentët me kohë të pjesshme do të paguajnë nga 400 euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post 9719 vende të lira në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” appeared first on Telegrafi.