Këmbimet tek bankat po zhvillohen pa pengesa, ndërsa bankat disponojnë me mjaft deviza të gatshme dhe deviza për përmbushje të të gjitha nevojave të qytetarëve, informojnë nga Asociacioni Bankar i Maqedonisë së Veriut (ABM).

“Me atë rast, kurset kurset sipas të cilave kryhen transaksionet janë transparente, të publikuara në çdo vend këmbimi dhe janë në nivel stabil. U bëjmë thirrje qytetarëve të mos u ekspozohen pa nevojë shpenzimeve duke i këmbyer mjetet e tyre në denarë në deviza, duke u prirur vetëm nga spekulimet dhe lajmet e rrejshme, të pranishme në këtë periudhë”, thonë nga ABM.

Theksojnë se sistemi bankar është lartë i kapitalizuar dhe likuid dhe, siç cekin, si edhe në periudhën e deritanishme ka potencial për përballje me goditjet dhe mbështetje të mëtutjeshme për kompanitë dhe qytetarët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post ABM: Bankat disponojnë me deviza të mjaftueshme për nevojat e qytetarëve appeared first on Telegrafi.