Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi sot në një konferencë për shtyp tha se fitues i zgjedhjeve lokale në komunat shqiptare është OBRM-PDUKM.

“Në bazë të analizave të bëra, dua të ndajmë me opinionin një analizë të qartë, fitorja në zgjedhjet lokale në komunat me shumicë shqiptare i takon OBRM-PDUKM-së. Të gjitha të dhënat nga rezultatet për kryetar komunash dëshmojnë se Tetovë, Dibër, Çair, Saraj, Kërçovë, Bërvenicë dhe një sërë komunash me shumicë shqiptare është produkt i votës masive të OBRM-PDUKM-së për kandidatet e tyre dhe të VLEN-it. Dhe më e arsyeshme është ta urojmë OBRM-PDUKM-në për fitoren në këto zgjedhje”, tha Ademi.

Ai tha se roli i VLEN-ti në këto zgjedhje ka qenë t’i shërbejë synimit të OBRM-PDUKM-së.

Ai tha se AKI është fitues i votave popullore me një diferencë me mbi 20 mijë vota./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";