Ademi: Koalicioni do të ketë lista të përbashkëta për këshilltarë komunal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetari i BDI-së ,Arbër Ademi sot pas takimit të kryesisë së partisë është marrë vendim që në zgjedhjet lokale të shkohet me lista të përbashkëta për këshilltarë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ademi tha se atë çka thënë BDI gjatë periudhës së kaluar e konfirmoi edhe Raporti e PE-së për ndikimin serb dhe ndikimet maline ruse në vend.

“Atë që e kemi thënë edhe parazgjedhjeve, “Jo Rusisë, Po Evropës” po konfirmohet fatkeqësisht në raportet ndërkombëtare”, tha Ademi.

Advertisement

Në takimin e sotëm të kryesisë së BDI-së Ademi konfirmoi se është përshëndetur qëndrimi i partive për krijimin e një koalicioni të gjerë për t’i dhënë përgjigje ndaj gjithë kësaj situate dhe zhvillimeve politike në vend.

Ademi njoftoi poashtu se sot në takim është zgjedhur shefi i shtabit zgjedhor për zgjedhjet lokale.

“Shef i shtabit zgjedhor të BDI-së për zgjedhjet lokale do të jetë Faton Ahmeti. Do të ketë edhe një qendër koordinuese që do e përbëjnë këtë koalicion dhe do të funksionojë si një trup. Poashtu koalicioni do të ketë edhe lista të përbashkëta për këshilltarë komunal”, tha Ademi./Telegrafi/

The post Ademi: Koalicioni do të ketë lista të përbashkëta për këshilltarë komunal appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy