Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot ka kërkuar që organet e rendit që të zbardhin rastin e plagosjes së bartësit të listës së tyre në Komunën e Likovës, Zekirija Shahini, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Faktet e para dhe dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurisë flasin qartë për një sulm të drejtpërdrejt nga një individ me maskë i cili ka vepruar për t’i rrezikuar jetën kandidatit tonë. Ky nuk është një incident i thjeshtë, por një ngjarje me indikacione i fortë për atentat dhe duhet të trajtohet si i tillë”, tha Ademi.

Ai kërkoi që MPB të identifikoi dhe arrestohet autori dhe çdo person që është i përfshirë në këtë rast.

Ademi tha se siguria e qytetarëve është çështje shtetërore dhe jo çështje partiake.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ademi i bëri thirrje Qeverisë, Prokurorisë, MPB-së që të veprojnë menjëherë dhe me seriozitet si garant të ligjit.

Ai shtoi se demokracia nuk mund të frikësohet me armë dhe vullneti i qytetarëve nuk mund të ndalet me plumba./Telegrafi/