Ademi: Shumica parlamentare po përpiqet t’i heqë statusin e personit juridik Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi akuzon qeverinë se po tenton që përmes ndryshimeve ligjore t’i heqë statusin juridik Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.

“Shumica parlamentare tani po e godet drejtpërdrejt Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, përmes ndryshimeve të reja në ligj, madje me procedurë të shkurtuar, duke tentuar t’i heqë statusin e personit juridik dhe ta shndërrojë në një zgjatim politik të Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo nuk është hera e parë që tentohet kjo rrugë. E provuan më herët përmes ndryshimeve në Ligjin për Mbikëqyrjen Inspektuese, por dështuan, sepse ligji special ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm. E thamë atëherë dhe e përsërisim tani: ky institucion nuk mund të nënshtrohet politikisht, sepse është i mbrojtur me ligje të veçanta.

Ndërkohë, Inspektorati është bllokuar plotësisht. Punonjësit nuk kanë marrë paga prej më shumë se katër muajsh.

Advertisement

Institucioni është paralizuar, dhe kjo është pasqyra më e qartë e qasjes së kësaj qeverie ndaj gjuhës shqipe dhe themeleve të Marrëveshjes së Ohrit”, shkruan Ademi në profilin e tij në Facebook.

The post Ademi: Shumica parlamentare po përpiqet t’i heqë statusin e personit juridik Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy