Dy aeroportet e Maqedonisë së Veriut, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti i Ohrit “Shën Pali Apostull”, kanë shërbyer gjithsej 2.585.096 pasagjerë gjatë nëntë muajve të parë të vitit, duke shënuar një rritje prej 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Numri i fluturimeve u rrit për 3%, me 20.141 fluturime të realizuara nga janari deri në shtator.

Sipas “TAV Aeroporte”, rritja është kryesisht rezultat i hapjes së tetë linjave të reja ajrore që filluan këtë vit, në bashkëpunim me kompanitë ajrore dhe Qeverinë.

Drejtori i përgjithshëm i “TAV Maqedoni”, Nexhat Kurt, theksoi se trendi pozitiv reflekton suksesin e strategjisë afatgjatë të kompanisë dhe përkushtimin për përmirësimin e shërbimeve në të dy aeroportet. Ai paralajmëroi edhe shtatë linja të reja ajrore që do të fillojnë së shpejti: nga Shkupi për Bari dhe Stokholm më 27 tetor, dhe nga Ohri për Bazel po atë ditë; më 28 tetor, Shkupi lidhet me Madridin dhe Larnakën, dhe nga 15 dhjetori me Pragën dhe Këlnin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për vitin e ardhshëm janë planifikuar linja të reja nga Shkupi për Budapest dhe Napoli më 30 mars 2026, dhe nga Ohri për Milano më 30 mars, Vroklav më 7 qershor dhe Katovicë më 8 qershor.