Vitin e kaluar, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit regjistroi afër 2.9 milionë pasagjerë, që e bën atë të pestin më të ngarkuar në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga aeroportet e vendeve të rajonit, aeroporti i Beogradit ka pasur më së shumti pasagjerë në vitin 2023 me 7,95 milionë pasagjerë, i dyti është ai i Zagrebit me 3,72, në vendin e tretë është aeroporti i Prishtinës me 3,42 milionë. I katërti për nga numri i pasagjerëve është aeroporti i Splitit me 3.59 milionë pasagjerë, raporton faqja e specializuar e aviacionit “Exyuaviation”.

Në vitin 2023, Shkupi për herë të parë kapërceu aeroportin tradicionalisht më të ngarkuar në Dubrovnik.

Krahasuar me periudhën para Covid (2019), aeroporti i Beogradit regjistroi 1.8 milionë pasagjerë më shumë, Prishtina një milion dhe Shkupi 400 mijë pasagjerë shtesë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vitin e kaluar, më së shumti pasagjerë kanë fluturuar me kompaninë ajrore “Wiz-Air” (5,9 milionë), që është 1,8 milionë më shumë krahasuar me vitin 2019./Telegrafi/

The post Aeroporti i Shkupit i pesti në rajon për nga numri i pasagjerëve appeared first on Telegrafi.