Aggeler: Nuk duhet toleruar ndërhyrja e individëve privatë apo e zyrtarëve publikë në proceset gjyqësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërhyrja e personave privatë apo zyrtarëve publikë në proceset gjyqësore nuk duhet të tolerohet nga ata në gjyqësor, nga qeveria apo nga njerëzit e këtij vendi. Ndikimi i jashtëm minon besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët e vendit. Drejtësia duhet të jetë transparente, qytetarët e këtij vendi nuk meritojnë asgjë më pak, thuhet në përgjigjen me shkrim të ambasadores së SHBA-së, Angela Aggeler, ndaj kërkesës së televizionit “Sitel” në lidhje me informacionin e publikuar dy ditë më parë se “Ambasadorja Aggeler ka vizituar Gjykatën e Lartë me kërkesë të gjyqtarëve që ishin nën presion të ashpër të qeverisë dhe kërkuan mbrojtje nga revanshizmi politik”.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarë të tjerë dhe të dëgjoja vërejtjet dhe shqetësimet e tyre. Gjyqtarët në çdo gjykatë dhe në çdo vend duhet të marrin vendime në bazë të ligjit dhe pa ndërhyrje”, thotë Aggeler.

Aggeler, siç është njoftuar në faqen e Facebook-ut të Ambasadës së SHBA-së në Shkup, është takuar me gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi, për të diskutuar për rëndësinë e pavarësisë dhe transparencës së gjyqësorit./Telegrafi/

Aggeler: Nuk duhet toleruar ndërhyrja e individëve privatë apo e zyrtarëve publikë në proceset gjyqësore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy