Ahmeti: Angazhohemi për një Maqedoni unitare, të përbashkët dhe të barabartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi angazhimin e shqiptarëve për një Maqedoni unitare, të përbashkët dhe të barabartë.

“Unë dhe shqiptarët, dje, sot dhe nesër, angazhohemi për një Maqedoni unitare, as timen përsëri, as tuajën përsëri, por gjithmonë Maqedoninë tonë,” shkroi Ahmeti në kolumnën për “360 gradë”.

Ai kujtoi se Marrëveshja e Ohrit shënoi fillimin e ndërtimit të një shteti të përbashkët dhe euroatlantik, duke shtuar se “me këtë marrëveshje shtrënguam duart dhe i dhamë fjalën për një atdhe të barabartë”.

Ahmeti theksoi gjithashtu se shqiptarët nuk e kanë kontestuar kurrë identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase dhe se “sot, 24 vjet pas Marrëveshjes, Maqedonia ekziston dhe është anëtare e NATO-s”.

Advertisement

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë, duke theksuar se vetëm kështu mund të ndërtohet një shoqëri e drejtë dhe e barabartë, që do të mbrojë vlerat evropiane.

 

The post Ahmeti: Angazhohemi për një Maqedoni unitare, të përbashkët dhe të barabartë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy