Anëtarët e kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim kanë vazhduar procesin e vettingut, siç njihet ndryshe reformës me vlerësimin e rrezikut të korrupsionit dhe nënshkruan Kodin e Praktikës së Mirë dhe Integritetit të BDI-së.

Kryetari i partisë Ali Ahmeti, tha se me këtë nismë BDI po vendos standard shembullor për sjelljen politike.

“Sot, anëtarët e kryesisë sonë qendrore fillojnë t’i nënshtrohen procesit të vetingut dhe nënshkrimit të Kodit të Praktikës së Mirë dhe Integritetit, duke vazhduar kështu procesin e reformës së BDI dhe duke riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj transparencës dhe udhëheqjes etike. Ky akt është një dëshmi e vendosmërisë sonë për të transformuar partinë tonë dhe për të vendosur një pikë referimi për politikën në të gjithë rajonin”, tha Ahmeti.

Strategjia gjithëpërfshirëse e reformës e miratuar nga BDI përfshin jo vetëm deputetë, por edhe zyrtarë të lartë partiakë dhe drejtues të degëve lokale të partisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç njoftojnë nga BDI, Kodi i Praktikës së Mirë dhe Integritetit, përputhet me standardet ndërkombëtare të miratuara nga Komisioni i Venecias dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe përfaqëson një zotim të fortë nga presidenca qendrore për të mbështetur qeverisjen etike.

The post Ahmeti: BDI filloi me vetting dhe reforma, po vendosim standard shembullor në politikë appeared first on Telegrafi.