Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në konferencë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë u shpreh se BDI nuk konteston legjitimitetin e tyre në zgjedhje, por partia e Mickoskit nuk respektoi legjitimitetin te shqiptarët

“Do të demonstrojmë pakënaqësinë tone, revoltën tone me vendimin e tyre jo të drejtë që nuk respektuan legjitimitetin e fituar nga BDI dhe Fronti të cilët bashkë bënë fushatën dhe bashkë shënuam fitoren e radhës”, tha Ahemeti.

Sipas tij, kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe BDI do të angazhohet që të sqarojë opinionin se ky shtet ka ardhmëri dhe perspektivë duke respektuar votën e lirë, legjitimitetin i cili buron nga sovrani.

“Ne kemi fituar zgjedhjet. Para 18 viteve u bë ky gabim. Brenda 18 muajsh u organizuan zgjedhjet e parakohshme. Në ato zgjedhje fitoi BDI dhe filloi reflektimi në drejtim të respektimit të votës së lirë”, tha Ahmeti./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Ahmeti: Ne fituam zgjedhjet, kjo qeveri nuk ka legjitimitet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";