Ahmeti: Shumica parlamentare funksionon normalisht, nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

Ai ka mohuar këtë gjë duke thënë se nuk pritet as rikonstruim i kabinetit qeveritar dhe as zgjedhje të reja të parakohshme.

“Në radhë të parë, shumica parlamentare funksionon në kuadër të normalitetit. Nuk ka aspak përplasje, apo dallime në mes partnerëve të koalicionit. Sigurisht se ka dallime për tema të caktuara, por e mira është se për të gjitha çështjet arrihet konsensus në mes të palëve”.

“Do të thotë nuk ka asnjë vështirësi në funksionimin e këtij koalicioni dhe aspak nuk mendohet dhe nuk arsye për një shumicë të re parlamentare. Kështu që gjithçka është duke funksionuar në kuadër të normalitetit. Nuk është diskutuar as rikonstruimi i Qeverisë aspak”, tha Ahmeti pas akademisë për nder të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, ai theksoi se ato organizohen në situata të bllokimit të institucioneve dhe tani nuk ka një gjë të tillë në RMV./Telegrafi/

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ahmeti: Shumica parlamentare funksionon normalisht, nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme shkruan Telegrafi.