AKI: Mexhiti premton projekte për të cilat komuna nuk ka kompetencë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Aleanca Kombëtare për Integrim kanë kritikuar Izet Mexhitin dhe kryetarin aktual në Komunën e Çairit, për siç thonë nga AKI menaxhim me zero rezultate.

“Ai ka qenë në pushtet 20 vite: tre mandate kryetar komune dhe dy të tjera ushtar i tij më i besuar. Rrugët janë ende të shkatërruara, plehrat ende mbysin lagjet, parkingjet mungojnë, ndërsa planifikimi urban është në kaos. Sot ai vjen e flet për të ardhmen, por kjo është pasqyra e punës së tij deri dje. Mexhiti po mashtron qytetarët me projekte për të cilat komuna nuk ka kompetencë. Kemi parë Izet Mexhitin të premtojë ndërtimin e klinikave, xhamive dhe projekte që nuk janë nën juridiksionin e komunës. Kjo nuk është fushatë – kjo është mashtrim elektoral”, thonë nga AKI.

Nga AKI thonë se Mexhiti është personi që ka caktuar drejtorët, administratorët dhe politikat që kanë çuar Çairin në gjendjen e sotme.

“Ai ka qenë në pushtet më shumë se kushdo tjetër. Ka pasur mundësinë të ndryshojë gjërat, por nuk bëri asgjë për 20 vite. Sot thotë se duhet ndryshim – por nga kush kërkon ndryshim? Nga vetja e tij? Iku nga Çairi në Butel dhe nuk ka ardhur asnjëherë të flasë me qytetarët për çerdhet pa vende, për mbeturinat nëpër lagje, për mungesën e ndriçimit publik. Por tani, katër javë para zgjedhjeve, kujtohet për Çairin. Ky nuk është shërbim ndaj qytetarëve – kjo është fushatë për pushtet personal”, thonë nga AKI.

Advertisement

Nga AKI thonë se më 19 tetor do të ndalohet rrënimin e mëtejshëm i Çairit dhe komuna do tu kthehet qytetarëve.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy