Një person ka humbur jetën dhe tre janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Kumanovë – Tabanoc.

“Në ora 20:30 në SPB Kumanovë është raportuar se në magjistralen Kumanovë-Tabanovc ka ndodhur një aksident një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri vetura “Golf”, “Polo” dhe “BMW””.

“Një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona janë lënduar të cilët janë dërguar në spitalin e Kumanovës”, njoftoi SPB Kumanovë.

Emergjenca në Kumanovë njoftoi se njëri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa dy personat e tjerë janë mbajtur në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SPB Kumanovë do të japin më shumë detaje gjatë ditës së sotme.

The post Aksident në autostradën Kumanovë – Tabanoc, një i vdekur dhe tre të lënduar appeared first on Telegrafi.