Aksident në autostradën Ohër-Kërçovë, vetura godet një 10-vjeçare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje, në orën 07:15, në Departamentin e Policisë së Kërçovës është marrë një njoftim se në autostradën Ohër-Kërçovë, një automjet tip “Opel Astra” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga I.S. (60) nga fshati Drugovë, ka goditur një të mitur 10-vjeçare nga Kërçova.

Në aksident, vajza ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë diagnostikuar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë.

Një ekip i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Kërçovës ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes./Telegrafi/

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy