Paraditen e sotme është regjistruar një aksident tjetër në bulevardin “Cvetan Dimov” në Çair, te rruga e njohur si rruga “Jaja Pasha”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një 75-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërkaq shtojnë se autoritetet po kryejnë kontrollet e nevojshme për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

“Sot (28.04.2025) në ora 10:15 në SPB-Shkup është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në Buevardin “Cvetan Dimov” në Shkup, në të cilin u përfshinë automjeti “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.D.(75), një furgon “Fiat” i parkuar me targa të Kumanovës, i drejtuar më parë nga H.I., që nga forca e goditjes ka lëvizur dhe ka goditur kamionin e parkuar “MAN”, me targa të Shkupit, që më parë po drejtohej nga L.S.. Mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen e M.D. Në vendin e ngjarjes është duke u bërë kontroll nën udhëheqjen e prokurorit publik nga PTHP Shkup”, thonë nga MPB për TV21.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aksident në Çair, ndërron jetë një 75-vjeçar appeared first on Telegrafi.