Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Tetovë-Shkup që ka ndodhur rreth orës 15:30.

“Në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën afër një objekti hoteliere, aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave të pasagjerëve me targa të Tetovës, një tip “Volkswagen Golf” i drejtuar nga 62-vjeçari SH.A. nga Zhelina e Tetovës dhe “Opel Astra” të drejtuar nga 58-vjeçari B.I. nga Tetova.

Në aksident drejtuesi i mjetit “Opel” dhe pasagjerët nga “Golf” B.A.(27) dhe 19-vjeçari A.A. nga Zhelina ka pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Një ekip policor nga SPB Tetovë ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aksident në magjistralen Tetovë-Shkup, lëndohen tre person appeared first on Telegrafi.