Një burrë nga Manastiri humbi jetën në mëngjesin e sotëm rreth orës 05:25 në një aksident automobilistik në magjistralen Manastir – Prilep kur automjeti që ai po drejtonte doli nga rruga.

Në aksident humbi jetën 36-vjeçari G.J. Nga SPB-Manastir njoftojnë se shoferi vdiq në vend nga plagët e marra.

“Mjeku nga Ndihma e Shpejtë konstatoi vdekjen e tij, ndërsa në koordinim me Prokurorin Publik, trupi u dorëzua për autopsi”, njoftojnë nga SPB-Manastir.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizës nga policia e SPB-Manastir./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksident në Manastir, humb jetën një person shkruan Telegrafi.