SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident në komunikacion në rrugën Tetovë-Shkup, ku kanë marrë pjesë tre automjete.

“Dje mbrëma (21-mars) në orën 21:50 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, në Grupçin të Tetovës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ishin përfshirë tre vetura edhe atë: “Golf” me targa të regjistrimit të Italisë të drejtuar nga S.R.(38) nga Bojana e Shkupit, vetura “Mercedes” me targa të Tetovës të drejtuar nga J.J.(58) nga Llërca e Tetovës dhe vetura “Opel”, gjithashtu me targa të Tetovës të drejtuar nga U.B.(35) nga Liseci i Tetovës.

Në aksident, pasagjerja nga vetura “Opel” S.B. (35) nga Liseci, ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse shoferi i të njëjtës veturës dhe pasagjerja në veturën ,”Mercedes” F.C. (49) kanë kaluar me lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ishin transferuar për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Në vendin e aksidentit, shtojnë nga atje, inspektimin e ka kryer ekipi i SPB Tetovë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksident në mes tre veturave në rrugën Tetovë-Shkup shkruan Telegrafi.