Një motoçiklistë është lënduar në një aksident trafiku në rrugën regjionale Kumanovë – Shën Nikollë.

“Sot në orën 15:17 në SPB Kumanovë është paraqitur se në rrugën regjionale Kumanovë – Shën Nikollë ka ndodhur një aksident në mes një makine dhe motoçiklete, ku drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në spitalin e Kumanovës”, thonë nga SPB Kumanovë.

Ata shtojnë se kanë kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të vërtetuar shkaqet e aksidentit.

Aksident në rrugën Kumanovë – Shën Nikolla, lëndohet një motoçiklist shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";