Një i mitur ka ndërruar jetë në një aksident trafiku që ndodhi herët në mëngjes në rrugën rajonale Ohër – Shën Naum, pranë vendbanimit Raça.

Sipas informacioneve nga SPB-Ohër, aksidenti ndodhi në orën 1:40 të mëngjesit kur, në segmentin midis lagjes Raça dhe hyrjes së vjetër të hotelit “Park”, një moped i drejtuar nga një 16-vjeçar nga Ohri, rrëshqiti nga rruga dhe goditi një shtyllë metalike.

I mituri pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me një automjet të shërbimit të urgjencës mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, ku ndërroi jetë.

Në aksident pësoi lëndime të rënda edhe pasagjeri, gjithashtu një 16-vjeçar nga Ohri, i cili u transferua në Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aksident në rrugën Ohër-Shën Naum, humb jetën një i mitur appeared first on Telegrafi.