Një person ka humbur jetën, ndërsa bashkudhëtarja i tij dhe një fëmijë 10 vjeç janë lënduar në një aksident në komunikacion mbrëmë në rrugën Prilep-Gradsko.

“Shoferi ishte rreth 40 vjeç, i nxjerrë me ndihmën e zjarrfikësve pasi pas aksidentit ka mbetur i bllokuar në automjet. Ai ishte i paprekshëm, në gjendje të rëndë të përgjithshme, me lëndime të shumta në të gjithë trupin. Në spitalin e Kavadarit është bërë reanimacion, por fatkeqësisht ka rezultuar i pasuksesshëm”, tha mjeku Ratko Grkov për AIM-në.

Udhëtarja rreth 30 vjeç, ka mbetur e lënduar, por në gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme.

Një fëmijë rreth dhjetë vjeç ka mbetur poashtu i lënduar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksidenti ka ndodhur në orën 17:55 në rrugën Prilep-Gradsko. në mes një kamioni dhe një veture “Golf” drejtuar nga D.K. (1982) nga Prilepi, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në orën 19:30./Telegrafi/

Aksident në rrugën Prilep-Gradsko, humb jetën një person shkruan Telegrafi.