Një person ka me veturën e tij ka goditur një shtyllë që gjendet afër ambasadës bullgare, ndërsa pasaj ka goditur edhe dy vetura në pronësi të ambasadës.

“Me datë 10.09.2022 në ora 03:20 është raportuar se në Shkup, në rrugën “Mitropolit Teodosij Golloganov”, përballë ambasadës së Republikës së Bullgarisë, automjeti “Opel Zafira” me targa të Shkupit drejtuar nga një person, ka goditur shtyllën e llambave për ndriçimin rrugor dhe më pas ka goditur edhe dy automjete “Mercedes” dhe “BMW”, në pronësi të Ambasadës, dhe janë larguar nga vendi i aksidentit.

Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll inspektuese nga SPB Shkup, ndërsa rasti është duke u zbardhur./Telegrafi/

Aksident në Shkup, goditen dy vetura të ambasadës bullgare shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";