MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në Shkup, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Më datë 09.12.2023 në ora 23:30 është raportuar se në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Reno Twingo”, i drejtuar nga I.S.(42) nga Shkupi dhe një autobus “man” i drejtuar nga I.S.L.(56) nga Shkupi, të dy me targa të Shkupit.

Në aksident ka pësuar lëndime të rënda drejtuesi i veturës, ndërsa i lënduar rëndë është pasagjeri i tij A.S.T.(39) nga Shkupi, lëndimet të cilët janë konstatuar në Kompleksin klinika “Nënë Tereza”.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë ka kryer ekipi inspektues nga SPB-Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksident në Shkup, lëndohen dy persona shkruan Telegrafi.