Aksident trafiku në Kumanovë, humb jetën një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person ka ndërruar jetë në një aksident trafiku që ndodhi sot pasdite në orën 13:00 në autostradën Kumanovë-Kriva Pallankë, njoftojnë sot nga SPB Kumanovë.

“SPB Kumanovë është njoftuar se në autostradën Kumanovë-Kriva Pallankë, në vendbanimin Karposh, Kumanovë, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti mallrash dhe një automjeti pasagjerësh “Peugeot”, të drejtuar nga B.S. (71) nga Kumanova. B.S. ka ndërruar jetë në vendngjarje nga plagët e marra, ndërsa vdekja është konstatuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë. Hetimi është duke vazhduar”, njofton policia e Kumanovës.

Departamenti i Urgjencës tha se ekipi i tyre shkoi në vendngjarje.

“Ekipi ynë shkoi menjëherë në vendngjarje dhe mjeku konstatoi vdekjen”, tha mjeku Blend Aliji, kreu i Departamentit të Urgjencës së Kumanovës.

Advertisement

Trafiku në këtë rrugë është i mbyllur për shkak të inspektimit të policisë./Telegrafi/

The post Aksident trafiku në Kumanovë, humb jetën një person appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy