
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Kumanovë-Shkup, respektivisht në afërsi të hotelit “Belvi“.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një person është dërguar në spital, ndërsa qarkullimi i veturave po bëhet në rrugë alternative, përcjell “TV21“.
“Sot (18.07.2025) në ora 10:35 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Kumanovë – Shkup, afër hotelit Belvi, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira një automjet transportues “Iveco” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.D. (54), një veturë “Audi” me targa të Shkupit, e drejtuar nga D.R. (31), dhe një veturë “Golf” me targa të Kumanovës, që drejtohej nga S.A..
Me autoambulancë, S.A. është dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” për t’i ofruar ndihmë mjekësore. Hetimet janë në vazhdim, ndërsa qarkullimi në atë pjesë drejt Shkupit po devijohet pas pompës së benzinës”
The post Aksident trafiku në rrugën Kumanovë-Shkup, lëndohet një person appeared first on Telegrafi.