Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se e në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, afër fshatit Nepreshten ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Volkswagen Golf”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga SH.S. (43) nga fshati Nerasht dhe një automjeti “BMW”, gjithashtu me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.N. (40) nga fshati Dobrosht.

Siç informojnë nga MPB-ja, në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë B.N., ndërsa lëndime të lehta trupore kanë marrë edhe Sh.S. dhe pasagjeri i të njëjtit automjet, J.M. (43) nga fshati Nerasht.

Personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për kurim, ndërsa policia ka dalë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksident trafiku në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, tre persona të lënduar shkruan Telegrafi.