MPB njofton se në rrugën Shtip-Koçan ka ndodhur një aksident tragjik, në të cilën ka humbur jetën një person.
“Më 07.10.2025 në orën 09:18, në NjPB Koçan është denoncuar se në rrugën ekspres Shtip-Koçan, në afërsi të fshatit Podlogu i Epërm, rajoni i Koçanit, ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Reno” me targa nga Makedonski Brodi, i drejtuar nga H.M. (32) nga fshati Trubarevë i Shkupit dhe një automjeti pasagjerësh “Folksvagen Polo” me targa kombëtare bullgare, i drejtuar nga 22-vjeçarja I.M. nga Koçani.
Në aksident kanë pësuar lëndime të dy shoferët dhe B.D. (33) nga fshati Luboten, rajoni i Shkupit, D.Z. (36) nga fshati Trubarevë dhe I.M. (21) nga fshati Trubarevë, pasagjerë në automjetin “Reno’”, dhe pas dhënies së ndihmës në spitalin në Koçan, 22-vjeçarja I.M. është transferuar në një spital privat në Shkup, ndërsa të tjerët u transferuan në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.
Nga lëndimet e pësuara B.D. ka vdekur, ndërsa tek H.M. janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Ndërsa tek të tjerët janë konstatuar lëndime trupore.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi. Këqyrjen në vendngjarje e bëri ekipi i SPB Shtip – NJPB Koçan.