Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një aksident tragjik në magjistralen Ohër-Kërçovë, njoftojnë nga MPB.

“Mëngjesin e sotëm rreth orës 02:30, SPB Ohër është paraqitur se në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë, në mes të fshatit Klimishtan dhe Botun, komuna e Dëbërcës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “BMW” me targa të Strugës, drejtuar nga M.M. (21) nga Struga dhe automjetit “Audi” me targa të Ohrit, i drejtuar nga GJ.D. (62) nga fshati Botun.

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë GJ.D., ndërsa M.M. ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga policia e SPB-Ohër dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit do të bëhet autopsi në trupin e të ndjerit”, njoftojnë nga MBB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksident tragjik në magjistralen Ohër-Kërçovë, humb jetën një person shkruan Telegrafi.