Dy persona kanë humbur jetën, një është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Manastir – Prilep.

Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në hyrje të Manastirit, ku janë përfshirë një kamion dhe një automjet pasagjerësh.

Një person nga Shkupi dhe një shtetas i huaj kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa një person, gjithashtu shtetas i huaj, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Manastirit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe nga SPB Manastir dhe Prokuroria Publike. Për shkak të këtij aksidenti rruga është mbyllur për qarkullim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aksident tragjik në rrugën Manastir – Prilep, humb jetën një banor i Shkupit dhe një shtetas i huaj appeared first on Telegrafi.