Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Ljubomir Joveski sot do të takohet me drejtorin e Shërbimit Hetimor Kombëtar bullgar Borislav Sarafov në vendin e aksidentit të autobusit në autostradën Struma në Bullgari.

Takimin me Joveskin e ka konfirmuar drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar bullgar Sarafov në një deklaratë për “BTA”.

Të dy do të takohen në vendin e aksidentit në autostradën e Strumës, ku mbrëmë një autobus turistik me targa të Maqedonisë është djegur. Të paktën 45 persona kanë humbur jetën në aksident.

Aksidenti tragjik në Bullgari, takohen prokurorët e Maqedonisë dhe Bullgarisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";