MBP njofton se në aksionin e sotëm në Shkup dhe Kumanovë janë arrestuar dhjetë persona në mesin e të cilëve polic dhe doganier.

“Gjatë aksionit të sotëm policorë në Kumanovë janë arrestuar 10 persona: B.A. (35), M.A. (40), I.A. (45), I.F. (47), A.A. (43), të gjithë nga Kumanova, A.Zh. (53), T.T. (54), D.K.Sh. (43), Xh.Sh (36) nga Shkupi dhe L.L (36) nga Tetova. Mes të arrestuarve janë edhe tre policë dhe 5 doganier.

Nëntë nga të arrestuarit dyshohen për veprën penale “kontrabandë” nga neni 278, ndërsa tre prej tyre për veprën “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope” nga neni 215 i Kodit Penal, ndërsa tek i arrestuari A.A. u gjet dhe sekuestrua një sasi e kokainës”, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se të arrestuarit gjatë ditës do të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, dhe në koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritën padi adekuate./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksioni policor në Shkup dhe Kumanovë, arrestohen dhjetë persona shkruan Telegrafi.