Paraditen e sotme qytetarët e Kumanovës dyshuan për një valixhe me eksploziv në rrugën “Dr.Peshkatari”.
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë për “TV21” konfirmuan se është kontrolluar valixhja në fjalë dhe se e njëjta ka rezultuar të jetë e zbrazët.
“Më 10.07.2024, në ora 09:46 në SPB-Kumanovë, N.I. nga Kumanova ka raportuar se në rrugën “Dr. Peshkatari” në Kumanovë ka gjetur një çantë, e cila dukej e dyshimtë. Policët nga SPB-Kumanovë menjëherë e kanë siguruar vendin dhe pas kontrolleve është konstatuar se bëhet fjalë për një çantë të zbrazët”, thonë nga SPB-Kumanovë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Alarm i rrejshëm për bombë në Kumanovë appeared first on Telegrafi.