Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “regjimi Ahmeti-Mijallkov-Zaev vazhdon me faljen e kriminelëve, duke ju përgjigjur në formën më arrogante të mundshme qytetarëve që kundërshtojnë krimet e tyre”.

“Vetëm dy ditë pasi nuk i lejuam që të falin Sead Koçanin, Aleksandër Vasilevski Ninxhan dhe Boban Iliçin, Ministria e (Pa)drejtësisë tërhoqi listën e plotë duke mos lejuar që të falen as të burgosur të tjerë që janë me vepra më të lehta e madje edhe pafajsisht në burgje”, thuhet në komunikatën e ASH-së.

Ata shtojnë se me vendim të Gjykatës Penale sot u la i lirë Sasho Mijallkov, siç thonë nga ASH, partneri kryesor i regjimit aktual dhe njeriu që shkatërronte fate njerëzish dhe buxhetin e shtetit.

“Ky rast edhe njëherë demaskoi agjendën mashtruese evrointegruese të këtij regjimi dhe legjitimoi vlerësimet tona se ky regjim duhet të bjerë një ditë e më parë. Të gjithë ata që ja zgjatën jetën këtij regjimi sot u pa se kanë kontribuar që të arrihet deri te falja e kriminelëve”, thuhet në fund të reagimit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aleanca për Shqiptarët: Regjimi “eurointegrues” liroi edhe një kriminel shkruan Telegrafi.