Aleanca për Shqiptarët përmes një njoftimi tha u shpreh se “regjimi aktual LSDM-BDI përfundimisht po shkon pas hapave të Gruevskit dhe Mijallkovit. Ideologu i partisë në pushtet, Lubomir Fërçkovski (në emisionin “Vo Centar”) ka akuzuar ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Filip Riker, se për sedër të tij personale e ka penguar të emërohet si ambasador në Uashington”.

“Ky skandal dëmton rëndë vendin dhe qytetarët dhe flet për qasjen e regjimit aktual. Qëndrimet e këtilla të Fërçkovskit ndaj perëndimit dhe SHBA-ve, nuk na befasojnë, por duam të rikujtojmë se çfarë kuadri ka përzgjedhur Qeveria aktuale dhe MPJ. Kujtojmë opinionin se akuzat e këtilla skandaloze ndaj një kryediplomati amerikan vijnë në një kohë kur presidenti amerikan Joe Biden dhe zyrtarët e lartë në SHBA, paralajmërojnë zgjerimin e listës së zezë me politikanë dhe funksionarë të korruptuar dhe kriminalizuar nga rajoni i Ballkanit, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Që të jetë ironia akoma më e madhe, pas refuzimit për ambasador në SHBA, Bujar Osmani të njejtin person, e propozon për ambasador në Kombet e Bashkuara”, thonë nga ASH.

Sipas ASH-së, politikat antiamerikane të regjimit aktual Zaev-Ahmeti-Mijallkov-Fërçkovski duhet të ndalohen urgjentisht sa nuk është bërë vonë dhe nuk është rrezikuar e ardhmja e vendit dhe qytetarëve./Telegrafi/

Aleanca për Shqiptarët: Skandaloze janë deklaratat e Fërçkovskit, regjimi LSDM-BDI po skon pas hapave të Gruevskit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";