Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti së fundmi nga Prespa ka dërguar mesazh deri tek institucionet për realizimin e vetingut për çdo parti politike dhe për çdo funksionar. Ahmeti thotë se deri tani, as LSDM e as OBRM-PDUKM nuk ka shprehur vullnet për veting.

“4 vjet ka, zverdhet dokumenti për veting të bëhet. Kam kërkuar në Prokurorinë Speciale. Kam kërkuar në Prokurorinë e Përgjithshme, të hapet hetim për partitë politike. Zyrtarisht e kam dërguar nga BDI. Pse a kujton që aq lehtë është të bëhet vetingu, jo nuk është aq lehtë, se edhe unë kam pas vështirësi brenda BDI-së, që nuk e kanë dashur”.

“Por ama pikërisht është vetingu dhe hapja e hetimeve për prejardhjen e pasurisë të funksionarëve, që sot nuk janë ca në BDI, se e kanë parë që e kam përnime këtë punë. Gjithçka mund të harrohet, hajduti kurrë nuk harrohet”, deklaroi Ahmeti.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ali Ahmeti: Asnjë parti nuk ka vullnet për veting appeared first on Telegrafi.