Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për TV21, ka folur rreth Agjendës së Gjelbër, të cilën e publikoi më 5 qershor me rastin e 19-të vjetorin e BDI-së.

Ahmeti tha se BDI-ja është vlerë për kombin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se ka kapacitet që të merret me Agjendën e Gjelbër.

“BDI është vlerë për kombin shqiptar në Republikën e Maqedonisë. Dhe për këto çerek shekulli ka investuar shumë për ngritjen e kuadrove, për ngritjen e ekspertëve të fushave, për të zgjeruar diapazonin e njohurive dhe diturive dhe mendoj se BDI i ka të tëra kapacitetet që të merret me këtë platformë të cilën e ka publikuar me rastin e 19-të vjetorit të BDI-së”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në Click Plus.

Ndërsa i pyetur për zgjedhjet lokale, Ahmeti tha se partia e tij punon për të fituar në të gjitha komunat që do të garojë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ali Ahmeti: BDI i ka të gjitha kapacitetet për t’u marrë me Agjendën e Gjelbër shkruan Telegrafi.