Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Drexler, ku u rikonfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve dhe mbështetja e vazhdueshme për sistemin shëndetësor.

“Me Republikën Federale të Gjermanisë dhe me ambasadoren Drexler kemi një bashkëpunim tradicionalisht të suksesshëm, dhe në këtë rast veçanërisht e theksova mbështetjen e jashtëzakonshme që u dha për trajtimin e të lënduarve në tragjedinë e rëndë në Koçan”.

“Gjatë takimit tonë të përbashkët, diskutuam edhe për pesë shtyllat mbi të cilat i kemi bazuar reformat në sektorin shëndetësor, me theks të veçantë në digjitalizimin dhe përvojat e vendeve të huaja në këtë drejtim”, theksoi ministri Aliu.

Gjatë takimit u shqyrtuan edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit përmes një memorandumi të përbashkët dhe krijimit të grupeve të punës midis ministrive të shëndetësisë të të dyja vendeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";