Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, sot këmbënguli se është zgjidhur problemi me punësimin e përhershëm të 155 motrave medicinale dhe personeli mjekësor në Spitalin e Tetovës.

Ministri Aliu tha se është jonjerëzore që të luhet me fatin e 155 personave, për të cilët siç tha, problemi tashmë është zgjidhur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot bashkëbiseduam me 155 tashmë të punësuar full time në Spitalin e Tetovës. Jam i lumtur që takohemi sërish me zgjidhjen e problemit që e kishim. Një pjesë e motrave kanë punuar për 2 vite edhe pa rroga”.

“Nuk është e vërtetë që Fondi ka dhënë mendim negativ. Nëse ministri del në konferencë dhe thotë se e ka zgjidhur problemin, kjo nënkuptohet. Jam institucion para juve dhe jam njeri me kredibilitet dhe them se 155 personat i kanë kaluar të gjitha filtrat dhe ka ngelur vetëm testimi administrativ i tyre”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të mbyllet një proces dhe ky të zhbëhet me një lajm fake, është jonjerëzore. Këto persona 155 që janë pas meje, të abuzosh me ato, kur e kanë të zgjidhur problemin, është jonjerëzore”, tha mes tjerash Aliu.

Ndryshe, ditë më parë u publikua dokumenti në të cilin shihej se Fondi për Sigurim Shëndetësor ka dhënë mendim negativ për punësimin e përhershëm të 155 personave në Spitalin e Tetovës./Telegrafi/

The post Aliu: Është zgjidhur problemi me 155 të punësuarat në Spitalin e Tetovës, është jonjerëzore të abuzohet me fatin e tyre appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";